Futboll La Liga Sport

ZYRTARE/ Operohet talenti i Barcelonas, ja kur kthehet Ansu Fati…

Që për Ansu Fati ajo që ndodhi të shtunën kundër Betis ishte një dëmtim i rëndë u kuptua menjëherë. Vetë Barcelona kishte komunikuar shpejt diagnozën: këputjen e meniskut të brendshëm të gjurit të majtë.

Risi është se për çudinë e re Blaugrana u vendos që të operohej sot, pa pritur më gjatë.

Operacioni në meniskin e Ansu Fati u krye nga profesori Ramon Cugat dhe ishte krejtësisht i suksesshëm.

Për 18-vjeçarin, kohët e shërimit pritet të jenë rreth 4 muaj. Prandaj Fati do të humbasë pjesën e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, duke përfshirë ndeshjen kundër Juventusit në Camp Nou, dhe do të kthehet në dispozicion të Ronald Koeman rreth mesit të marsit.

Trajneri humbetnjë lojtar me pesë gola dhe dy asistime në 10 paraqitje sezonale midis Ligës dhe Champions për një kohë të gjatë, me rekordin e të qenit lojtari i parë i mitur që shënoi në El Clasico.

Related posts

Kante shpallet futbollisti më i mirë francez për vitin 2017

Q.Autor

PAS BARAZIMIT NË “PAQE” NDAJ ATALANTAS/ Piol i pakënaqur: Na mungoi kualiteti, nuk mund të…

Delo.autor

SERIE A/ Buffon në konferencë shtypi të enjten, pritet njoftimi i tërheqjes

Sadik.Autor

Leave a Comment