Futboll Seria A Sport

“BLERJA MË E RE”/ Duarte prezantohet tek Milan: Ndihem shumë i lumtur që jam pjesë e ‘kuqezinjëve’

Blerja më e re e Milanit Leo Duarte u prezantua ditën e sotme në një konferencë për mediat, në qendrën sportive në Milanello.

Dhe në fjalët e tij të para u shpreh se ndihej shumë i lumtur që është pjesë e klubit milanez.

”  Ndihem shumë i lumtur që jam pjesë e Milanit. Babai më ka folur gjithmonë mirë, është bukur të jesh këtu! Jam krenar”.

“Kur më telefonoi Maldini ishte duke bërë shopping me gruan time… babai është fans i Paolos dhe jam krenar që do të luaj me “kuqezinjtë” . Dua të jem pjesë e historisë së këtij klubi”.

“Sigurisht, futbolli brazilian është ndryshe nga ai italian dhe europian, sidomos taktikisht. Kam nevojë ende për disa ditë për t’u përshtatur me idetë e trajnerit dhe klubin. Dua të njoh mirë mekanizmat e Giampaolos”.

“Mendoj se për fizikun dhe trupin mund t’i ngjaj pak Thiago Silvas, por me këmbë në tokë… Nëse  do të kem gjysmën e suksesit të tij, do të jem i lumtur”.

Konkurrenca? “Milani ka mbrojtës me cilësi, nëse duhet të haj barin për të fituar një vend titullari, do ta bëj pa hezituar. Do të jetë garë e shëndetshme”.

 

Related posts

LOJTARI I RI PËR MILANIN/ Lucas Paqueta: Dua të bëhem si…

Delo.autor

ANALIZON SEZONIN E RI TË SERIE A/ Sacchi: Këto janë dy skuadrat favorite për titullin

Delo.autor

“ME SARRIN ISHTE NDRYSHIM TOTAL”/ Rrëfehet Bonucci: Milani më rriti si njeri…

Delo.autor

Leave a Comment