Ndeshjet Live Sport

KUPA E SHQIPËRISË/ Partizani nuk ia del, festojnë Tirana dhe Teuta. Ja rezultatet

U luajtën ditën e sotme, takimet e kthimit të vlefshme për fazën e 1/8-ve të Kupës së Shqipërisë. Nuk mund të mungonin surprizat. Teksa në Grupin A, Partizani nuk ia ka dalë të përmbysë Besëlidhjan. Pavarësisht triumfit 3-1 në sfidën e sotme, skuadra e Sormanit është eliminuar, për shkak të humbjes 3-0 në sfidën e parë.

Një kualifikim mjaft emocionues edhe për Vllazninë, që arriti të triumfonte ndaj Flamurtarit me rezultatin 0-2. Sfida e parë u mbyll në barazim 2-2, ndërkohë në takimin e kthimit kanë triumfuar shkodrënët.

 

Flamurtari-Vllaznia

Në 2 sfidat e tjera, Teuta dhe Tirana nuk kanë falur, duke triumfuar edhe në sfidat e kthimit, teksa kanë kaluar në turin çerekfinal pa shumë vështirësi.

Rezultatet: 

Partizani-Besëlidhja (0-3)  3-1

Telushi 9′, 20 (p), 84’/ Hajdari 5′

 

Teuta-Erzeni (3-1) 2-1

Hoxha 47′, Kalaja 75′ (p)  / Xhixhua 8′

Flamurtari-Vllaznia (2-2)  0-2

Silvio Rodrigez Zhunior  28′ (p), 74′ 

 

Tirana-Kastrioti (3-1) 4-0

Halili 13′, Beshiraj  19′, Morina 62′, Kraja 78′ 

 

*Në kllapa janë rezultatet e ndeshjeve të para

 

Related posts

SHQIPËRI-AUSTRI U-21/ Këshillat e trajnerit Alban Bushi për ekipin para ndeshjes (FOTO)

Delo.autor

NUK KANË FUND TELASHET PËR OZIL/ Vinnie Jones ironizon: Ik PUNO në ndonjë KANTIER

Isa.Autor

ALBI ALLA VENDIMTAR NË KINË/ Mbrojtësi shqiptar shënon në fund dhe i jep fitoren ekipit të tij (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment