Futboll Seria A Sport

ZYRTARE/ Fiorentina nënshkruan me Ribery: Ju tregoj se kush më shtyu të vij këtu

Tashmë është zyrtare. Franck Ribery është një futbollist i Fiorentinës. Ylli francez ka rënë dakord për të nënshkruar me një prej skuadrave më me histori në Seria A për dy vitet e ardhshme, me opsion për të rinovuar edhe për një tjetër sezon.

36 vjeçari ka udhëtuar ditën e sotme drejt aeroportit të Firencës, ku është pritur nga drejtues të klubit Vjolë dhe tifozë të saj. Nga kjo marrëveshje, Ribery do të përfitojë rreth 9 milionë euro, një prej të cilëve në formë bonusesh.

Ribery kaloi 12 vite te Bayern Munich, prej të cilëve u largua në fundin e sezonit të shkuar. Në fjalët e tij të parë për faqen zyrtare të klubit, francezi u shpreh se ka firmosur pasi e ka bindur projekti i klubit, po ashtu edhe ish-sulmuesi, Luca Toni.

Jam i lumtur, shumë i lumtur. Unë jam këtu me familjen, bëjmë gjithçka së bashku. Unë kam biseduar tashmë me drejtuesit e Fiorentinës. Kam folur edhe me Luca Tonin. Ai më tha që Fiorentina është një klub i shkëlqyeshëm sa edhe vetë qyteti. Jam i lumtur. Më pëlqen edhe gjuha italiane.”-tha shkurtimisht Ribery.

Në aeroport, Ribery u prit nga legjenda e klubit, Giancarlo Antognoni dhe Dario Dainelli.

Related posts

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Manchester City i gatshëm të ofrojë super yllin për shërbimet e Leao

F.autor

Reali nuk ndalet/ Ofron 300 milionë për Salah, Alisson e Lewandowski

Sadik.Autor

SYNON TË “BLINDOJË” YJET E EKIPIT/ Liverpooli përgatit kontratën “GALOPANTE” për Salah

Delo.autor

Leave a Comment