Futboll Sport

TRANSFERIMI I NEYMAR/ PSG kërkon 250 mln Euro “cash”

Mes Barcelonës, Realit të Madridit dhe Juventusit, Neymar duket i palëkundur për të lënë kampionët e PSG-së. Braziliani i ka hapur luftë skuadrës së tij dhe këkron largimin, por pretendimet e drejtuesve janë shumë të mëdha, për të mos thënë të papërballueshme për asnjë skuadër, qoftë kjo edhe prestigjoze në arenën europiane.

Sipas asaj që shkruan L’Equipe, PSG ka refuzuar një ofertë të jashtëzakonshme nga Real Madrid. Galaktikët kishin shprehur vullnetin të ofronin Hames Rodrigez, Garet Bale, Keylor Navas si dhe 100 milionë Euro për brazilianin Neymar, por PSG nuk e ka pranuar.

Drejtuesit e PSG-së e vlerëojnë kartonin e sulmuesit me vlerën e 250 milionë Eurove dhe mbi të gjitha pretendojnë cash, dhe jo futbollistë nga Real Madrid. Merkatos në Europë i kanë mbetur edhe disa ditë për t’u mbyllur ndërsa Neymar që i ka valixhet gati, duket se do t’i rihapë për të qëndruar në Paris.

Related posts

E PABESUESHME/ “Ylli” i Bayern Munichut rrezikon karrierën, mund të përfundojë…

Sadik.Autor

“Shokon” Neymar, ja me çfarë modeli flokësh do zbresë nesër në fushë kundër Zvicrës

Sadik.Autor

LIVE/ Laçi-Teuta: Starton pjesa e dytë, Laçi do të mundohet të regojë me 10 lojtarë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment