Futboll Sport

MESAZH KUNDËRSHTARIT/ McGregor: Nuk të vë faj që…

Pas fitores që Nate Diaz arriti ndaj Anthony Pettis në eventin UFC-241, zhvilluar fundjavën e kaluar në Kaliforni, ka ardhur reagimi i një prej rivalëve të tij më të fortë në kafaz, Conor McGregor.

Dy luftëtarët janë përballur dy herë në vitin 2016 mes tyre, ku herë e parë fitoi Diaz, ndërsa revanshin e fitoi irlandezi.

McGregor ka befasuar të gjithë me postimin e tij, duke shprehur fjalë admirimi për Diazin. Ky mesazh vjen 3 vjet nga sda e dytë mes dy sportistëve.

“Si sot 3 vite më parë, unë dhe ky luftëtari meksikan shkuam në betejë. Urime për fitore që korrë këtë
fundjavë Nate, ajo që pashë ishte motivuese për rikthimin tim”, shprehet irlandezi.

“Nuk të vë faj që nuk përmende emrin tim pas përfundimit të duelit, për të zhvilluar trilogjinë. Ti e di si bëhem unë nëse më ngrihet mendja, i pamëshirshëm. Më pëlqeu stili i raundit të tretë, që e përdore që nga raundi i parë. Ishte ajo që unë shpresoja që ti të bëje, ndaj jam i lumtur që e realizove atë”, tha McGregor.

Në fund, një mesazh për duelin e tretë mes tyre: “Unë do të jem i përgatitur kur ne të dy do të ndeshemi përsëri. Nëse do të ketë një duel të tretë. Nëse nuk do të ketë, gjithmonë respekt për ty. Zhvilluam një betejë që do të mbahet mend për shumë kohë. Pa fjalë k**vash, vetëm luftë e vërtetë”, ka shkruar ai.

Related posts

“DUHET TË RIKTHEHET…”/ Zyrtare, zbulohen dënimet e Nurmagomedov dhe McGregor

F.autor

NGA LIMONAT NË ZYRË TEK ILAÇI E RROBAVE/ Ja 7 gjërat që nuk dini për njeriun e momentit Pochettino

Delo.autor

NJË RACË E RRALLË “GARDIANËSH”/ Portieri i Manchester Cityt shënon dopietë si mesfushor (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment