Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ BYLIS/ Flet mbrojtësi Lala: Është ndeshje jetike për ecurinë tonë, ndaj…

Luftëtari do vetëm fitoren ndaj Bylisit. Çdo rezultat tjetër konsiderohet i ndaluar në kampin bluzi dhe sidomos në shtëpi. Një gjë të tillë e pohon edhe qendërmbrojtësi Franc Lala, i cili në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport” saktëson rëndësinë e këtij 90-minutëshi për gjirokastritët.

Edhe pse luhet vetëm java e 8-të, për 20- vjeçarin ky duel do të shërbente si “oksigjen” në javët pasardhëse, aq sa e quan edhe jetike. “Ndaj Bylisit kemi një objektiv, fitoren. Është ndeshje jetike për ecurinë tonë. Çdo rezultat tjetër veç fitores do t’i vriste shpresat e të gjithëve për një objektiv madhor të Luftëtarit në fund të sezonit aktual.

Me Bylisin është ndeshje për ‘jetë a vdekje’. Nuk na lejohet asnjë hap i gabuar në shtëpi. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se kemi shumë punë për të bërë rrugës. Askush s’mund të na ‘përgëzojë’ Luftëtarin, me mendimin se është i vogël. Përkundrazi, të gjithë të jenë të bindur se Luftëtari jo vetëm që do të mbijetojë, por edhe do të jetë mes më të mirëve të futbollit shqiptar.

Është e vërtetë se jemi ndëshkuar nga mungesa e eksperiencës, por kjo s’do të thotë se në vijim do të përsëritim gabimet e së shkuarës. Me përulësi dhe përqendrim, Luftëtari do të jetë skuadra për t’u pasur zili. Më shumë se fjalët, koha do të na japë të drejtë”, përfundoi 20- vjeçari.

Related posts

Nuk ndalet Liverpooli, shënon edhe Lovren ndaj Brighton (VIDEO)

Sadik.Autor

Mbappe i papërmbajtshëm, shënon golin e katërt kundër Argjentinës (VIDEO)

Sadik.Autor

Milani në krizë golash, Cutrone më i miri me 7 finalizime

Sadik.Autor

Leave a Comment