Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA SPANJA/ Drejtuesit e Barcelonës gati ofertën për mesfushorin e Juventus

Disa ditë më parë drejtori sportivi i skuadrës së Juventus, Fabio Paratici pati një takim me drejtuesit e Barcelonës.

Në këtë takim që u zhvillua mes palëve u fol për Rodrigo Bentacur. Drejtuesit katalanas shfaqën interesin e tyre, për mesfushorin uruguaian, teksa folën edhe për çmimin e lojtarit, sipas asaj që raporton “Clarin”.

Image

Barcelona është e gatshme të paguajë rreth 60 milionë euro për lojtarin, në mënyrë që ta marrin në skuadrën e tyre.

22-vjeçari luan prej 2 sezonesh me Juventusin, të cilët e transferuan atë nga argjentinasit e Boka Zhuniors, me këta të fundit që kanë 50% të shumës së lojtarit, në rast se bardhezinjtë e shesin.

Në dy vite me “Zonjën e Vjetër”, mesfushori ka arritur të zhvillojë 66 ndeshje, teksa ka shënuar edhe 2 gola.

Image

Image

Related posts

Lorenzo triumfon edhe në Barcelonë, Marquez e Rossi ngjiten në podium

Sadik.Autor

Nurmagomedov pritet si hero në Dagestan (Video)

Sadik.Autor

Zenit favorit për Eder, italiani gati të ribashkohet me Mancinin

Q.Autor

Leave a Comment