Futboll Sport

TRIPLETË E LEWANDOSKIT/ Bayerni merr fitoren e parë në Bundesligë

Bayern Munich e ka harruar shpejt barazimin në Allianz Arena kundër Herthas ku sonte ka shënuar një fitore të lehtë në transfertë kundër Schalke 04.

Në këtë ndeshje heroi kishte vetëm një emër, Robert Lewandowski i cili shënoi het-trik.

Goli i parë për bavarezët erdhi në minutën e 20-të nga penalltia, të cilën e fitoi Coeman.

Në pjesën e dytë ishin përsëri Bayerni dhe përsëri Lewandowski që shënoi një supergol nga goditja e lirë në minutën e 50-të.

Lewa e kompletoi het-trikun e tij në minutën e 75-të pasi shënoi edhe një gol për epërsinë 0-3 të Bayernit.

Këto janë tri pikët e para të Bayernit në Bundesligë.

Related posts

Arsenal zyrtarizon goditjen e parë, gati marrëveshja për mbrojtësin grek

Sadik.Autor

LAJM I KEQ PËR JULIAN AHMATAJN/ Mesfushori dëmtohet dhe humbet ndeshjen me Teutën (FOTO)

Delo.autor

U LARGUA NGA LIVERPULI/ Henderson letër emocionuese dhe dhuratë të veçantë për ish-shokun e ekipit

Delo.autor

Leave a Comment