Futboll Seria A Sport

NUK NDALET ME TALENTET “KUQEZI”/ Igli Tare merr edhe një tjetër shqiptar te Lazio, ja emri (FOTO)

Klubi i Lazios vazhdon të tërheqë talente shqiptarë në gjirin e vet.

Ditën e sotme, siç raporton faqja e gazetarit Alfredo Pedulla në Itali, klubi kryeqytetas ka zyrtarizuar mesfushorin e djathtë, Florent Shehu.

Bëhet fjalë për një 17-vjeçar, i cili ka lindur në Francë, por ka edhe pasaportën zvicerane.

Anësori i djathtë ka qenë pjesë e ekipeve të të rinjve të Barcelonës, Baselit, Valencias, para se të kalonte te Levante U-19.

Pas një sezoni me të rinjtë e Levantes, Shehu ka kaluar tashmë zyrtarisht te Lazio, teksa edhe kontrata i është depozituar në Ligën Italiane të Futbollit.

Drejtori Igli Tare afron kështu një tjetër shqiptar tek ekipi i të rinjve të Lazios, tek i cili shpresohet shumë në të ardhmen.

Related posts

“Sport Bild”: Bayern Munich do ta blejë James Rodriguez në verë

Q.Autor

MAROTTA/ Nëse nuk fitojmë titullin, do të jetë dështimi më i madh i historisë

Isa.Autor

Atalanta – Milan, formacionet zyrtare

Sadik.Autor

Leave a Comment