Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja Inter-Lecce. Rezultati 2-0

Luhet sot me fillim nga ora 20:45 sfida mes Interit dhe Lecces që do të përmbyllë edhe javën e parë të Serisë A. Zikaltërit e Antonio Contes, do të kërkojnë ta nisin këtë sezon me këmbën e mbarë, teksa përballë kanë verdheblutë e Liveranit, që do të tentojnë të lënë gjurmë në elitën e futbollit italian pas disa viteve mungesë.

Të dy trajnerët kanë bërë publik formacionet zyrtare, teksa në radhët e “zikaltërve” nuk ka surpriza. Konte ka hedhur në fushë titullarët që priteshin, teksa spikasin 2 debutues, mesfushori Sensi dhe sulmuesi Romelu Lukaku. Për sa i përket Lecces, skuadra përbehet nga lojtar të rinj, ndërkohë që Lapadula është ai që udhëheq sulmin.

Vetëm pak minuta para nisjes së sfidës, teksa po kryhej nxehja, De Vraj është dëmtuar në radhët e zikaltërve, dhe tekniku Konte ka vendosur Andrea Ranokian në formacionin titullar. Takimi luhet para plot 65 mijë tifozëve në “San Siro”.

 

LIVE | Inter-Lecce 2-0

Brozovic 21′ / Kalon Inter në avantazh.

Stefano Sensi 24′/ Dyfishon shifrat për Inter.

 

Related posts

Aliovski i pandalshëm/ SHQIPTARI shënon një GOL SPEKTAKALAR ndaj Norwichit

Isa.Autor

“NË RRUGË TË VRAS”/ Shikoni momentin kur ylli Mbappe kërcënon futbollistin e Barcelonës (VIDEO)

Delo.autor

ME CILIN LOJTAR DO TË PËLQENTË TË LUAJE? Neymar: Me Messi-n kam luajtur, tani dua…

Delo.autor

Leave a Comment