Futboll Seria A Sport

“DUHET TË JEMI DINAMIT, JO SHKËNDIJË”/ Flet Konte: Lukaku një gjigant i përulur, nuk më pëlqeu aspak… (FOTO)

Antonio Konten e kënaq fitorja e Interit me shifrat 4-0 ndaj Leçes, por në intervistën pas ndeshjes, tekniku e shpreh se ka ende vend për t’u përmirësuar.

antonio konte

Konte i bën elozhe Lukakut e Lautaros, por ndërkohë deklaron se Interi i tij duhet të jetë një dinamit, dhe jo thjesht një shkëndijë.

NDESHJA – Pjesën e parë e nisëm mirë, me dëshirën e duhur. Pas 2-0, ishim paksa jo të bashkuar. 15 minutate fundit nuk më pëlqyen fare, ua thashë djemve. Duhej të presonim si në fillim. Leçe është një skuadër e mirë dhe ishte prezentë sot. Në ndeshje këto rrezikojmë që të ndëshkohemi, dhe nuk e duam këtë gjë.

PËRMIRËSIME – Sigurisht që ka ende shumë vend për t’u përmirësuar, në menaxhimin e situatave dhe gjendjen psikologjike. Kemi vetëm 1 muaj e gjysmë që punojmë, por këta djem kanë qenë shumë të gatshëm.

LUKAKU – Lukaku erdhi tek Interi si një nga më të mirët në botë, me përulësi të madhe. Ai është një gigjant, me një buzëqeshje gati për të punuar për shokët. Edhe Lautaro bëri mirë sot, u duhen bërë elozhe. Por, është vetëm java e parë. Do festojmë deri në mesnatë, pastaj mendojmë për Kaljarin, sepse do jetë transfertë e vështirë. Nuk duhet të jemi vetëm një shkëndijë, por si një dinamit. Duhet të rritemi ende

Related posts

Manchester United, gjen mbrojtës në Portugali, merr talentin e Portos

Sadik.Autor

“DO TA ZGJIDHJA SËRISH GIAMPAOLON”/ Flet Maldini: Zlatan Ibrahimovic një mundësi, por…

Delo.autor

DASMA SI STADIUM/ Këngëtari sheh ROMËN në celular dhe këndon himnin

Isa.Autor

Leave a Comment