Futboll Sport

HALILI I RRËMBEU LILËN KUKËSIT/ Flet Gjici: E “hëngri” Tirana

Kukësi është preten denti kryesor për titullin kampion e kjo, jo vetëm për faktin që mundi Partizanin në javën e parë të kampionatit, por për ekipin simpatik që ka krijuar.

safet gjici

Shumë largime e afrime, shumë ndryshime, por sido që të jetë, në çdo sezon Kukësi dhe presidenti Safet Gjici janë aty, në fushëbetejë për të fituar trofe. Me afrimet e fundit Kukësi është bërë vërtet i frikshëm, sidomos në sulm me treshen GavazajShkurtaj-Abazaj. Ndërkaq, Kukësi dhe presidenti ranë dakord që të afronin dhe ishmbrojtësin e Kombëtares, Andi Lilën, i cili sapo u zyrtarizua te Tirana.

Por, aksi Tiranë-Kukës dhe e kundërta solli shumë prapaskena dhe ngjarje. Pak net më parë, Lila darkoi me kreun e klubit kuksian dhe me një mikun e tyre të përbashkët e gjatë asaj darke presidenti Gjici i dha fjalën Lilës që ta afronte në ekip me ndërhyrjen e mikut të përbashkët e kjo, për nder dhe për imazh sesa për futboll, pasi Kukësi është i kompletuar, sipas presidentit. Në një prononcim ekskluziv për “Panorama Sport” kreu i klubit tregon gjithë prapaskenën me Lilën.

DARKA ME LILËN

“Nuk kam pasur ndonjë pakt me këtë lojtar, për faktin e vetëm sepse nuk më duhej në ekip, por një miku im donte t’i bënte nder dhe i thashë ta sillte”, thotë fillimisht Gjici.

Andi Lila

Nëse i prish apo jo punë ekipit që Lila nuk erdhi, kreu i klubit thekson se ekipi i tij është i kompletuar dhe ai e bënte për nder: “Ai është i dëmtuar, madje edhe po të vinte, gati tre muaj nuk luante… Pra, unë po i bëja nder prej një mikut tim, se kishte disa herë që më thoshte”. Më pas vjen edhe thumbimi e komenti epik për ekipin e ri të Lilës, Tiranën: “Siç duket, luajti për çmim me Tiranën se kështu i hanë ata të Tiranës… (qesh)”. /Panorama

Related posts

LIVE/ Botërori 2022: Mbyllet ndeshja Mali i Zi-Holandë. Rezultati 2-2

Delo.autor

BAYERN MUNICH NUK DI TË NDALET/ Gnabry me hat-trick, Muller gjen rrjetën (VIDEO)

Delo.autor

BARCELONA-NAPOLI/ “Pleshti” shënon falë një asisti “MAGJIK”, VAR i prish festën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment