Futboll

Di Biagio: Ja pse e injorova Balotelli-n

Luigi Di Biagio insiston se e ka parë me vëmendje Mario Balotelli-n por prapëseprapë nuk e ka zgjedhur për miqësoret e Italisë muajin e kaluar.

Balotelli nuk ishte pjesë e përfaqësueses italiane për miqësoret ndaj Argjentinës dhe Anglisë, dhe trajneri i përkohshëm është shprehur se forma e mirë e sulmuesit të Nice nuk mjaftonte.

“I kam parë të gjitha golat e Marios, kam parë 15 ndeshje të tijat gjatë këtij sezoni nga fillimi deri në fund,” shprehet ai për Premium Sport.

“Ai po luan mirë, por bëra disa shqyrtime 360 gradë. Një lojtar duhet të shqyrtohet për paraqitjen dhe për atë që bëjnë në fushë.

“Duke e njohur mirë, vendosa t’i jepja prioritet të tjerëve.”

Related posts

Mrekullia Alaves/ Nga vendi i fundit me DE BIAZIN te kryesimi në La Liga (FOTO)

Isa.Autor

Van Dijk OPTIMIST/ Liverpool mund të pretendojë çdo trofe këtë sezon

Isa.Autor

“DUA TË NDEZ MOTORRËT E KËSAJ SKUADRE”/ Mesfushori Muller: Jogi më largoi me të drejtë, tani duam Europianin

Delo.autor

Leave a Comment