Futboll Seria A Sport

DEBUTOI ME GOL NË SERIE A/ Trajneri Conte jep këtë deklaratë për Lukakun

Trajneri i Interit, Antonio Conte, beson se Romelu Lukaku nuk e ka shfaqur ende potencialin e tij të plotë.

Trajneri italian ka paralajmëruar se ish-sulmuesi i Manchester Unitedit mund të bëhet edhe më i rrezikshëm.

Romelu Lukaku bëri debutim fantastik në Serie A me Interin pasi shënoi në fitoren 4-0 kundër Lecees, që sezonin e kaluar luajti në kategorinë e dytë të futbollit italian.

“Le të mos e harrojmë që ai është vetëm 26 vjeç, ai ka ende potencial për të cilin duhet të punojë. Unë besoj se pavarësisht faktit që erdhi vonë, ne tentuam të punojmë dhe ai ishte në dispozicion për këtë ndeshje”, u shpreh Conte pas ndeshjes.

“Sot, Romelu e tregoi veten se çfarë lloj lojtari është dhe pse klubi insistoi ta transferojë një sulmues të tillë. Por, unë jam shumë i lumtur. E njihja atë si lojtar, por nuk e njihja si njeri. Ishte një zbulim i këndshëm”, vijoi ai.

“Ai me të vërtetë më intrigoi me përulësinë e tij. Të gjithë në skuadër e duan. Ai ka vend për përmirësime. Sipas meje, ai ka aftësi që ende s’i ka shfaqur”, përfundoi Conte.

Related posts

“Mbrëmja e Maestrit”, sa shumë “yje” në lamtumirën e Andrea Pirlos

Sadik.Autor

60 VJETORI I TRAGJEDISË SË MUNICHUT/ Momenti i përçarjes fatale mes Mourinhos dhe Man United

Isa.Autor

Premier League ul siparin, Manchester City synon rekordin e 100 pikëve

Sadik.Autor

Leave a Comment