Futboll La Liga Sport

Del Bosque kritikon Ronaldon/ Fjalët e portugezit ishin të papërshtatshme

Ish-trajneri spanjoll, Vicente del Bosque, tha se deklaratat e Cristiano Ronaldos, pas përfundimit të finales së Ligës së Kampionëve në Kiev, mes Real Madridit dhe Liverpool, “ishin të papërshtatshme”. Sulmuesi portugez ka insinuuar se mund të largohet nga “Los Blancos” kësaj vere dhe se për këtë çështje do të fliste në ditët në vijim.

Në lidhje me deklaratat e Cristiano Ronaldos dhe Gareth Bale, pas përfundimit të Ligës së Kampioneve, ish-trajneri i mbretërorëve spanjollë e bëri të qartë se “ato ishin të parakohshme, por nuk e dëmtuan klubin”. Përveç kësaj, ai e përshkroi si “mbresëlënëse” epokën “fantastike” të Real Madridit në Europë, pasi “katër tituj në pesë vite e garantojnë atë”. “Kjo më kujton kohën kur Real Madridi fitoi tri Kupat Europiane për gjashtë vjet (1998, 2000 dhe 2002)”, – shtoi Del Bosque.

Nga ana tjetër, ish-trajneri i kombëtares spanjolle tha se ishte i paduruar për fillimin e Kupës së Botës në Rusi. Në lidhje me listën e 23 lojtarëve të thirrur nga Julen Lopetegui, ai tha se nuk ka unanimitet në lojtarët, të cilët do të konkurrojnë në Rusi, “me përjashtim të një mospërputhjeje prej një, ose dy lojtarëve, që ne të gjithë kemi. Spanja është favorite, por gjithmonë në një mënyrë të moderuar. Ne duhet të shkojmë në Rusi me detyrat e shtëpisë të bëra, të vijojmë paraqitjet e mira në kualifikuese”.

Del Bosque ishte mirënjohës për tre lojtarët, që largohen nga La Liga këtë vit, të tillë si Andres Iniesta, Xabi Prieto dhe Fernando Torres: “Të tre, Iniesta, Torres dhe Xabi Prieto, kanë qenë shembuj të mrekullueshëm për të rinjtë”.

Related posts

TJETËR GODITJE TEK MILANI/ Leonardo blen “Pepe” nga Sporting, shmang konkurrencën me….

Delo.autor

“KUSH LUAN PËR BARCELONËN DUHET TË MËSOHET ME PRESIONIN E MADH”/ “Shpërthen” Koeman: Nëse nuk ju pëlqen, ndërroni trajner

Delo.autor

POGBA DREJT LARGIMIT NGA “DJAJTË KUQ”/ Trajneri norvegjez: Në futboll nuk mund të thuhet…

Delo.autor

Leave a Comment