Futboll Ligue 1

Mesfushori francez drejt largimit nga Sevilla, Arsenal në ‘pole position’

Mesfushori francez, Steven N’Zonzi, është i vendosur të largohet nga Sevilla dhe e vetmja mënyrë për “exit” duket një lëvizje në merkaton e dimrit. Nga Anglia, sipas “Daily Mail”, mësohet se Arsenali është i gatshëm të arrijë një marrëveshje me klubin spanjoll dhe të paguajë klauzolën e përfundimit të kontratës, e cila është 40 milionë euro, edhe pse pesë prej tyre do të jenë për vetë lojtarin.

“Gunners” do t’i paguajnë Sevillas 37 milionë euro, plus 3 të tjera në formë variablash. Sipas këtij informacioni, marrëveshja me N’Zonzi nuk duket të ketë shumë pengesa, për shkak se fëmija e tij është në Angli dhe futbollisti dëshiron të jetë më afër tij, plus që e njeh Premier League pas disa vitesh aktivizim te Blackburn dhe Stoke City.

Related posts

Laçi e Kukësi presin vendimin e Komisionit të Disiplinës

Sadik.Autor

PAS DISFATËS NË DERBIN KRYEQYTETAS/ Trajneri Mema: Ua uroj fitoren, kemi luajtur ndaj një ekipi shumë…

Delo.autor

BARAZIM PA GOLA/ Teuta ndan pikët me Laçin dhe “prek” titullin kampion

Delo.autor

Leave a Comment