Futboll Kategoria Superiore Sport

TIRANA-TEUTA/ Të dy skuadrat do të kërkojnë të vijojnë ecurinë pozitive (FORMACIONET ZYRTARE)

Do të luhet në “Selman Stërmasi” sfida mes Tiranës dhe Teutës e vlefshme për javën e dytë të Kategorisë Superiore. Të dy skuadrat do të kërkojnë të vijojnë ecurinë pozitive, pas triumfit në javën e parë. Bardheblutë mposhtën Luftëtarin, ndërsa durrsakët Bylisin.

Përballja e sotme pritet të dhurojë mjaft emocione. Skuadra e Memës duke më favoritë në letër, për shkak se luan në shtëpi, përballë publikut të vet, ndërkohë edhe “djemtë e detit” e kanë treguar se janë një kockë e fortë në transfertë.

Teuta dhe Tirana sapo kanë nisur një sezon jubilar. Të dyja klubet në përfundim të këtij edicioni mbushin 100 vjeç. Koincidencë apo jo, durrsakët dhe bardheblutë janë zotuar për një sezon tërësisht ndryshe dhe kanë shpallur objektiva madhorë. Të dy trajnerët kanë bërë publik edhe formacionet zyrtare për takimin e sotëm, ku nuk mungojnë surprizat:

 

TIRANA-TEUTA ORA 19:00

 

FORMACIONET ZYRTARE:

TIRANA: Lika, Doka, Osmani, Imami, Hoxhallari, Hasani, Batha, Kobina, Kale, Halili, Dunga. Trajner: Ardian Mema

Tirana formacioni zyrtar

TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kuro, E.Vila, Aleksi, Avdyli, Vecaj, Kallaku, Nikaç. Trajneri: Bledi Shkëmbi

Teuta

GJYQTARË: Eldorjan Hamiti (Kryesor), Ridiger Çokaj (Asistent i parë), Egin Doda (Asistent i dytë), Emirion Sino (Asistent i parë shtesë), Blerim Ziri (Asistent i dytë shtesë), Ani Kociaj (I katërt)

Related posts

Shënoi 14 gola këtë sezon, ja kush është “blerja” e parë e Tiranës

Sadik.Autor

ËSHTË GATI/ Shikoni pamjet spektakolare me dron të “Arenës Kombëtare” (VIDEO)

Delo.autor

Nedved befason me deklaratën: Dybala po luan shumë mirë…

Delo.autor

Leave a Comment