Futboll Kategoria Superiore Sport

SISTEMI VAR DHE NË SHQIPËRI/ Një revolucion për futbollin e problemeve të mëdha, ja kur do të përdoret

Sistemi “VAR” do të përdoret së shpejti edhe në Shqipëri. Një revolucion ky për futbollin e problemeve të mëdha në Shqipëri.

E thotë shefi i sektorit të arbitrimit, Sokol Jareci, që fillimisht thotë se sezoni ri ka nisur me këmbë të mbarë për sektorin që ai drejton: “Java e parë ka pasur me një performancë të mirë të gjyqtarëve. Shpresojmë që të vazhdojë dhe të ketë sa më pak polemika”, tha Jareci.

Ndryshimet në rregullore: Risi është ndryshimi i rregullave të futbollit, ashtu siç ndodh edhe në tërë botën. Kujtojmë që në vitin 2016-2017 u bë revolucion me rregullat e reja në zonën e penalltisë. Prekjet e topit me dorë nga sulmuesit vazhdojnë që të jenë problematike, madje edhe mediat e bëjnë bujë. Shumë mendojnë se çdo prekje topi me dorë është faull, por nuk është e vërtetë me ndryshimet në rregullore. Ne kemi arbitra në moshë shumë të re, madje prej dy vitesh kemi akademinë e gjyqtarëve, numri po rritet”.

Sistemi “VAR”: Si diçka e re, “VAR-i” është në hapat e para, do kohën e vet të implementimit. VAR-i do të jetë shumë shpejt edhe në Shqipëri. Kemi aplikuar edhe në FIFA. Mendoj se në sezonin 2021-2022 sistemi VAR do të jetë prezent edhe në Superiore. Momentalisht, 3 gjyqtarë do të përfshihen në sistemin “VAR”.  Janë Enea Jorgji, si kryesor, së bashku me Ridiger Çokajn apo dhe Denis Rexhën. Dua të theksoj se gjyqtarët këtu kanë bagazhin e duhur, kanë arsimimin e duhur, kështu që nuk mund të ketë paragjykime, që shpesh janë të cekëta për nga niveli i tyre”.

Related posts

PËRGJYSMOI RROGËN E JUVENTUS/ Ja prapaskenat e rikthimit të Moratës tek “Bardhezinjtë”

Delo.autor

Luftëtari me mungesa, por Lika do rikthimin te fitorja

Q.Autor

PSG “TOKET” TEK BARCELONA PËR DY LOJTARË/ Vetëm njëri prej tyre mund të transferohet në Paris

F.autor

Leave a Comment