Futboll Kategoria Superiore Sport

LAÇI-SKËNDERBEU/ Dejvi Bregu barazon shifrat për “Kurbinasit”, ja super goli (VIDEO)

Laçi dhe Skënderbeu luajnë së bashku sfidën e vlefshme për javën e dytë të Kategorisë Superiore. Kurbinasit e Sulejman Starovës, do të kërkojnë pikët e para në këtë sezon të ri, teksa vijnë në këtë përballje pas disfatës 1-0 ndaj Vllaznisë.

Nga ana tjetër korçarët e Ilir Dajës, arritën të triumfonin në sekondat e fundit ndaj Flamurtarit, falë golit të Gripshit, teksa do të tentojnë të vijojnë serinë e rezulteve pozitive, edhe pse me probleme të shumta në organikë.

Kujtojmë që Laçi e ka mposhtur Skënderbeun në 2 përballjet e sezonit të kaluara të luajtura në shtëpi. Të dy trajnerët, Starova dhe Daja kanë bërë publikë edhe formacionet zyrtare, teksa nuk mungojnë surprizat. Te korçarët bie në sy aktivizimi i mbrojtësi Jorgo Meksi, i cili ditën e sotme firmosi me bardhekuqtë.

Supergol i Dejvi Bregut vjen në minutën e 48, vendoset baraspesha në Laç. Kundërzbritje e shpejtë nga krahu i djathtë i korçarëve, pas një asisti nga Krasniqi, futbollisti vlonjat me një kthesë të shkëlqyer brenda zonës dërgon topin në rrjetë.

Related posts

Merr frymë Vllaznia, fiton kundër Laçit dhe kalon Teutën

Sadik.Autor

Müller i tregon bavarezëve si të harrojnë zhgënjimin nga Champions

Sadik.Autor

KALENDARI/ UEFA nxjerr datat e edicionit të ri, quajeni një Champions… “ekspres” (TABELA)

F.autor

Leave a Comment