Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja Laçi-Skëndebeu. Rezultati 1-2

Laçi dhe Skënderbeu luajnë së bashku sfidën e vlefshme për javën e dytë të Kategorisë Superiore. Kurbinasit e Sulejman Starovës, do të kërkojnë pikët e para në këtë sezon të ri, teksa vijnë në këtë përballje pas disfatës 1-0 ndaj Vllaznisë.

Nga ana tjetër korçarët e Ilir Dajës, arritën të triumfonin në sekondat e fundit ndaj Flamurtarit, falë golit të Gripshit, teksa do të tentojnë të vijojnë serinë e rezulteve pozitive, edhe pse me probleme të shumta në organikë.

Kujtojmë që Laçi e ka mposhtur Skënderbeun në 2 përballjet e sezonit të kaluara të luajtura në shtëpi. Të dy trajnerët, Starova dhe Daja kanë bërë publikë edhe formacionet zyrtare, teksa nuk mungojnë surprizat. Te korçarët bie në sy aktivizimi i mbrojtësi Jorgo Meksi, i cili ditën e sotme firmosi me bardhekuqtë.

LIVE| LAÇI-SKËNDERBEU 1-2

Nuabueze 20′  / Bregu 48′, Oto Xhon 66′  

KOMENTI LIVE: 

66′ GOOOOOL SKËNDERBEU 1-2/ Përmbys gjithçka Skënderbeu. Shënon sulmuesi Oto Xhon, i cili me një gjuajtje të kalibruar në hyrje të zonës, mposht Stazhillën.

59′ Gripshi harkon një top të rrezikshë nga e djathta, provon Oto Xhon me kokë, por kontrollon gjithçka portieri Stazhilla.

54′ Pranë golit të dytë Laçi me anë të Lushkjas që provon me një kthesë brenda zonës, por topi shkon mbi traversën e Koliçit.

51′ Taipi ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

48′ LAÇI-SKËNDERBEU 1-1/ Supergol i Dejvi Bregut, vendoset baraspesha në Laç. Kundërzbritje e shpejtë nga krahu i djathtë i korçarëve, pas një asisti nga Krasniqi, futbollisti vlonjat  me një kthesë të shkëlqyer brenda zonës dërgon topin në rrjetë

46′ Starton pjesa e dytë.

Related posts

E MASAKRUAN NË FUSHË/ Tifozët: As në Afganistan nuk ndodhin këto akte (FOTO)

Isa.Autor

PSG-BAYERN MUNICH/ Boks në stërvitje, ja plani i trajnerit Flick kundër “francezëve”…

Delo.autor

Pacult sërish befason me deklaratën e tij dhe kërcënon lojtarët e tij

Sadik.Autor

Leave a Comment