Futboll Ligue 1 Sport

LËSHON “TENTAKULAT” NË ITALI/ Leonardo në “luftë” për sulmuesin e Juventus…

Pas dëmtimeve të Edison Cavanit dhe Kylien Mbappesë, Paris Saint Germain ndodhet në një gjendje alarmante për repartin e sulmit.

Në këtë situatë, kampionët e Francës janë hedhur në sulm për të nënshkruar me sulmuesin e Juventusit, Mario Mandzukic.

Sulmuesi kroat ka humbur rolin e tij në ekip, pasi trajneri Maurizio Sarri nuk i beson më atij duke preferuar Gonzalo Higuainin, Douglas Costan, Paulo Dybalan dhe Cristiano Ronaldon në vijën e avancuar.

Situata nuk duket e favorshme për PSG-në, pasi kroati nuk do që të largohet nga Torino sipas asaj që shkruan Goal dhe Spox.

Kampionët e Francës nuk kanë as shërbimet e brazilianit Neymar, që ka shprehur hapur dëshirën për tu larguar nga “Parc de Prince”.

Related posts

“ALARM” FALS/ Ismajli gati për Torinon, “demat” duan edhe Ramadanin

F.autor

Arsenal shfaq inteser për mbrojtësin e Napolit

Sadik.Autor

Formacionet zyrtare/ Barça pret Huescan në La Liga për herë të parë në histori

Isa.Autor

Leave a Comment