Sport Të tjera Tennis

GRAND SLAM “US OPEN”/ Tenistja Serena Williams kualifikohet në raundin tjetër, eliminohet…

Serena Williams kualifikohet në raundin e tretë të grand slam të US Open.

Tenistja amerikane mposhti 2-1 Caty McNally me setet (5-7, 6-3, 6-1). Serena e nisi keq ndeshjen duke gabuar shumë, por më pas doli në lojën e saj dhe e “shkatërroi” rivalen e saj.

Por e kundërta ndodhi me motrën e saj, Venus Williams, e cila u mund 2-0 nga tenistja ukrainase Elina Svitolina (6-4, 6-4).

Një biletë për më tej siguroi edhe tenistja australiane Ashleigh Barty, fituesja e Roland Garros këtë vit. Ajo mundi 2-0 (6-2, 7-6) amerikanen Lauren Davis.

Related posts

Conte i bindur: Bakayoko do të qëndroj te Chelsea

Sadik.Autor

PËSON HUMBJEN E PARË NË KROACI/ Fund dramatik për Goricën në kohën shtesë, Doka e “paguan” me karton të kuq

Delo.autor

“LEGJEONARËT”/ Mungesa e Brojës me kombëtaren, precedenti i rrezikshëm vjen nga… Grezda

Delo.autor

Leave a Comment