Futboll Seria A Sport

“KËRKOJ DURIM NGA TIFOZËT”/ Flet Giampaolo: Duhet edhe pak kohë për të treguar…

Milani do të përballet ditën e nesërme me Breshian, në sfidën e dytë për këtë sezon në Serie A, pasi ndeshjen e parë e humbën kundër Udinezes.

Në prag të sfidës së nesërme ne konferencë për shtyp ka dalë tekniku i kuqezinjve Xhampaolo, i cili shprehet: “Breshia është një ekip i mirë, më kujton Sampdorian që drejtoja unë. Ata arrijnë ta anulojnë hapësirën e përvojës, nëpërmjet një loje kolektive të jashtëzakonshme. Në përgatitjet para-sezonale kemi bërë ndeshje të shkëlqyera kur kundërshtari luante një lojë të hapur, ndërsa kur kundërshtari na pret pas nuk bëjmë mirë, diçka që ne duhet ta përmirësojmë. 60.000 tifozë? Fakti që ka kaq shumë spektatorë është pozitiv. Unë kërkoj vetëm durim nga tifozët, pasi ekipit i duhet edhe pak kohë për të treguar më të mirën. “, u shpreh italiani.`

Gjithashtu ai foli edhe për merkaton teksa theksoi: “Drejtuesit e dinë çfarë duhet të bëjnë. Ata e ndjekin stërvitjen dhe bëjnë vlerësimet e tyre. Sot trajnerëve u thuhet të bëjnë punën e tyre dhe unë e bëj atë. Nuk jam i interesuar se çfarë ndodh në merkato.”, përfundoi Xhampaolo.

Related posts

ZBULON KËRKESËN E DJALIT TË TIJ/ Ronaldo: Dëshiron që unë të mos tërhiqem nga futbolli sepse…

Delo.autor

LIGA E KOMBEVE/ Glasgow “flet shqip”: Tifozët kuqezinj e “djegin” para ndeshjes (VIDEO)

Isa.Autor

“EURO 2020″/ Spanja mposht me “MANITA” Kroacinë dhe kualifikohet në çerekfinale

Delo.autor

Leave a Comment