Futboll Sport

PËRPLASEN SËRISH NË CHAMPIONS/ Klopp paralajmëron ekipin e tij për Napolin, ja deklarata

Jyrgen Klop e ka paralajmëruar Liverpulin e tij se Napoli do të jetë i zemëruar nga eliminimi i tyre dramatik sezonin e shkuar, kur ata të ripërplasen edhe një herë këtë sezon në fazën e grupeve.

“Reds”-at u përballën me italianët në fazën e grupeve, ku u mundën 1-0 në Itali, por fituan me të njëjtin rezultat në “Anfield” dhe kaluan më tej në dëm të skuadrës së Ançelotit. U desh një ndërhyrje e Alisonit në fund për të garantuar kualifikimin. “Napoli sërish! Nuk e di se sa shpesh kam luajtur kundër tyre, por ata janë sigurisht një skuadër me shumë eksperiencë”, tha Klop për sajtin e klubit.

“Ndeshja që luajtëm kundër tyre në shtëpi ishte një nga më të mirat që kemi bërë. Nuk pësuam kundër një skuadre me forcën e tyre në kundërsulm. Kur ata u eliminuan vitin e shkuar, ishte shumë e barabartë. Ali bëri një pritje të madhe në sekondat e fundit, kështu që ata do ta kujtojnë këtë dhe do të jetë emocionuese, jam shumë i sigurt”. Kampionët e Europës do të luajnë edhe kundër Salcburgut dhe Genkut për herë të parë në historinë e tyre: “Për dy skuadrat e tjera njerëzit do të thonë se ato janë më të dobëtat e grupit, por nuk janë. E di që janë djem shumë të rinj dhe energjikë. Do të jetë interesante. Nuk është një grup i lehtë”.

Related posts

10 lojtarët më të vjetër, që kanë luajtur në Kupën e Botës

Sadik.Autor

Mbledhësi i topave rrihet nga futbollisti pasi festoi golin e kundërshtarit (VIDEO)

Q.Autor

Analiza e De Biazit: As Roma dhe as Juventusi nuk do të kualifikohen

Sadik.Autor

Leave a Comment