Futboll Sport

NDESHJE E “ÇMENDUR” VJEN NGA TURQIA/ 5 gola dhe 5 kartonë të kuq (VIDEO)

Ndeshja mes Kayserispor dhe Galatasarayt i ka pasur të gjitha.

Gol-karton i kuq, gol-karton i kuq, për pesë herë me radhë është përsëritur kjo skemë në atë takim, që në minutën e 9-të shtesë pa skuadrën mike të fitojë me rezultatin 2-3.

Pedro Henrique shënoi në pjesën e parë për Kayserispor, ndërsa në të dytën Adbennour u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe Belhanda barazon me penallti.

Pedro Henrique ndëshkohet edhe ai me karton të kuq dhe lë skuadrën me 9 lojtarë. Tre minuta para fundit Rayn Babel shënon golin e avantazhit, por dy minuta më vonë Emre Mor ndëshkohet me karton të kuq, për një ndërhyrje krejt normale.

Në minutën e parë shtesë Bulut barazon shifrat, por katranos gjithçka duke marrë kartonin e dytë të verdhë brenda tre minutave. Ndërkohë që në minutën e 9-të shtesë Buyuk shënoi golin e fitores për Galatasaray, pas një harkimi të Feghouli.

Minuta e 12 shtesë ishte limiti i gjithçkaje, ku ndihmës trajneri i Galatasaray, Umut Davala u ndëshkua edhe ai me karton të kuq.

Një ndeshje aspak normale, që duket qartësisht se gjyqtarit kryesor i ikën nga kontrolli në minutat e fundit.

Related posts

VLLAZNIA-TIRANA/ Fangaj pritet titullar tek shkodranët, Xhixha starton nga minuta e parë. Ja formacionet e mundshme…

Delo.autor

Jack Wilshere pranë largimit nga Arsenali, Fenerbahce futet në garë për anglezin

Isa.Autor

E donte Partizani në verën e shkuar, ja kur vendos Luftëtari për sulmuesin e talentuar

Sadik.Autor

Leave a Comment