Futboll Ligue 1 Sport

FLET MBI SITUATËN NEYMAR/ Leonardo thekson: Kjo është situata aktuale…

Drejtori sportiv i PSG, Leonardo dha një intervistë për mediat franceze pas ndeshjes kundër Metzit, ku skuadra e tij ja doli të triumfonte me rezultatin 2-0.

Leonardo u ndal të flasë për çështjen “Neymar” dhe transferimin te Barcelona, ku theksoi se asnjë ofertë nuk ka ardhur për të dhe në deri në këto momente nuk ka asnjë marrëveshje.

“Ne e kemi thënë gjithmonë se nëse do vinte një ofertë e duhur, Neymar do të largohej, por një ofertë e tillë nuk erdhi. Barcelona? Ata gjithmonë e kanë ditur atë që duam ne.
Oferta e tyre e parë e shkruar erdhi më 27 gusht. Më pas nuk kemi patur asnjë ofertë tjetër të shkruar dhe nuk kemi asnjë marrëveshje të shkruar me Barcelonën. Sot, nuk ka asnjë marrëveshje. Kjo është situata aktuale”, tha Leonardo.

Ai u ndal të asë edhe për situatën e Alphonse Areola, i cili nuk luajti në ndeshjen e sotme dhe braziliani zbuloi se ka qenë dëshira e portierit për të mos luajtur.
“Areola nuk e ka ndjerë veten gati për të luajtur, sepse është duke negociuar me një klub tjetër. Isha pak i surprizuar, por ne e respektojmë zgjedhjen e tij”, përfundoi Leonardo.

Related posts

I HABIT ME DEKLARATËN/ Agjenti i yllit të Juventusit tremb tifozët: Gati për një aventurë të re

Delo.autor

FINALJA E SUPER BOWL/ 7.7 milionë dollarë për 30 sekonda reklamë, padyshim një…

Delo.autor

FINALJA CHAMPIONS TOTTENHAM-LIVERPOOL/ Sozia e Klopp shtang tifozët në mes të Madridit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment