Futboll Seria A

Milan i ‘pafat’ ndaj Udineses, autogoli i Donnarummas i mohon fitoren e katërt radhazi

Milani ka lëshuar fitoren nga duart në udhëtim ndaj Udineses, pasi ka barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Serie A.

Skuadra e Gennaro Gattusos ishte gati të merrte fitoren e katërt radhazi në kampionat, por një autogol i shënuar prishi gjithçka.

Pjesa e parë e takimit i takoi Rossonerëve, të cilët edhe arritën të shënojnë një gol të shpejt.

Ishte anësori spanjoll, Suso, i cili shënoi një supergol nga një distancë prej rreth 30 metrave për të kaluar Milanin në epërsi 1-0 dhe me këtë rezultat shkuan në pushim.

Festa e Susos pas supergolit të shënuar (Getty Images)

Në pjesën e dytë, ndeshja u baraspeshua dhe ishin edhe mysafirët të cilët krijuan disa raste të mira për barazim.

Megjithatë, atë e arritën vetëm fal superioritetit numerik pasi mbrojtësi Davide Calabria i la pa një futbollist pas ndëshkimit me të kuq (69′).

Goli i barazimit për skuadrën e Udineses erdhi në minutën e 76-të ku pas një topi të harkuar në zonë, mbrojtësi Leonardo Bonucci e devijoi gabimisht e më pas u përplas tek Donnarumma i cili shënoi në portën e vetë për 1-1.

Lasagna rrezikoi disa herë portën e Milanit, por goli i barazimit erdhi nga Bonucci (Getty Images)

Deri në fund të fund të takimit, skuadra vendasve u mundua disa herë të gjej golin e fitores, por Milani arriti mirë ta ruaj rezultatin dhe në fund barazuar me shifrat 1-1.

Pas këtij barazimi, Rossonerët renditen në pozitën e tetë me 35 pikë, ndërsa Udinese zë vendin e nëntë me 33 pikë.

Në gjiron e ardhme, skuadra e Gattusos udhëton drejt SPAL-it, ndërsa Udinese udhëton te Torino.

Related posts

ZBULON 3 MBROJTËSIT MË TË FORTË NË BOTË/ Talenti Haaland: Kanë fizik dhe inteligjencë në fushën e blertë

Delo.autor

E BUJSHME/ Atletico gati të shpenzojë një “MAL ME PARA” për “yllin” e PSG-së

Isa.Autor

E CILËSOI VETEN “FERRARI”/ Klubi MLS ironizon Zlatan Ibrahimovic, ja deklarata “thumbuese”

Delo.autor

Leave a Comment