Futboll Seria A Sport

DRAMË NË TORINO/ Juventus merr fitoren në minutat e fundit (VIDEO)

Juventusi ia doli të fitonte sfidën e javës së dytë në Seria A, me shifrat 4-3 ndaj Napolit, në një takim të çmendur në “Alianz Arena”.

Sfida mes dy pretendenteve për titull, nisi vrullshëm për “Zonjën”. Danilo shënoi në minutën e 16-të pas një kundërsulmi vrastar të Juves, vetëm pak sekonda pasi kishte zëvendësuar De Shiljon, ndërsa në minutën e 19-të, Gonzali Higuain ndëshkoi Napolin pas një lëvizje të bukur brenda zone.

Kristiano Ronaldo ia doli të gjejë rrugën e rrjetës në të 62-tën, teksa shënoi të tretin pas një goditje të bukur me të majtën, dhe takimi u duk sikur përfundoi aty. Por, në të njëjtin mendim nuk ishte Napoli i Ançelotit.

Miqtë shënuan me kokë me Manolas në të 66-tën, ndërsa vetëm dy minuta më pas, Hirving Lozano ngushtoi akoma më shumë shifrat, pas një sulmi të shpejtë të bluve.

Barazimi i takimit erdhi në të 81-tën, ku pas një goditje dënimi, Di Lorenco la pas De Ligtin, dhe shënoi të tretin. Kur dukej se takimi po përfundonte drejt një barazimi, Kulibali bëri një gafë, teksa dërgoi topin në portën e tij pas një harkimi të gjatë, dhe festa shpërtheu në Torino, me Juven që merr fitoren e dytë radhazi, ndërsa mposhtet Napoli për herë të parë.

Related posts

PREJ KOHËSH NË KËRKIM TË NJË MBROJTËSI/ Lëvizje e papritur e Tares, lojtari i Milan-it një hap larg kalimit tek Lazio

Delo.autor

E ÇUDITSHME/ Benfica i rrëmben objektivin e merkatos Interit! Ja emri

Delo.autor

PUBLIKOHET BILANCI/ Merkato e “çmendur” e PSG-së, 34 lojtarë dhe 375 milionë euro humbje

Delo.autor

Leave a Comment