Futboll Sport

Pjesa e parë/ Teuta nuk fal në Korçë, dopieta e Dzaria ‘fundos’ Luftëtarin

Teuta e mbylli në avantazh pjesën e parë në Korçë kundër Skënderbeut duke u afruar edhe më shumë me mbijetesën. ‘Heroi’ i 45’ minutave të para ishte mbrojtësi Silvestër Shkalla, që shënoi me kokë golin e avantazhit pak para fundit. Gentian Begeja e nisi ndeshjen me formacionin më të mirë, në ndryshim nga trajneri Daja që preferoi të aktivizoj të rinjtë. Miqtë janë më kërkues duke sulmuar rrezikshëm me anë të Dediç dhe kapitenit Çyrbja, por pa problem për Teqjan. Vendasit rastin më të mirën e kanë pas 20’ minutash lojë me Sambou që provon nga jashtë zonës, por Moçka grushton. Teuta e kërkon me insistim golin, por nuk janë efikas përpara portës. Kur u mbush gjysmë ore lojë Gripshi ‘kërcënon’ ish-skuadrën me një aksion personal, por në fund nuk arrin ta dërgoj topin në rrjetë. Në rastin e parë të rrezikshëm bregdetarët kaluan në avantazh me anë të mbrojtësit Shkalla që ktheu në gol krosin e ardhur në zonë.

Skënderbeu-Teuta 0-1

Shënues: Shkalla 43′

Skënderbeu: Teqja, Dita, Sambou, Osmani, Abazi, Nimaga, Demte, Sahiti, Gripshi, Vila, Krasniqi. Trajner: Ilir Daja

Teuta: Moçka, Gjiorgievski, Shkalla, A. Bilali, Hakaj, Çyrbja, Hrkac, Hila, Dedic, Kruja, Latif. Trajner: Gentian Begeja

Kukësi-Luftëtari 1-0

Shënues: Dzaria 12’ 37’

Kukësi: Koliçi, Zderic, Hoxha, Shameti, Rrumbullaku, Musolli, Dzaria, Idrizi, Shkodra, Ethemi, Guri. Trajner: Peter Pacult

Luftëtari: Athanasopulos, Rapa, Beqiri, Jakovljevic, Jackson, Aleksi, Ramadani, Rapo, Bregu, Lamçja, Shkurtaj. Trajner: Hasan Lika

Kukësi e ka mbyllur në avantazh të dyfishtë pjesën e parë kundër Luftëtarit pas dopietës të shënuar nga Dzaria. Edhe pse pritej më shumë nga Luftëtari, ekipi i Paclut, luajti më mirë në këtë fraksion duke e dominuar kundërshtarin. Vendasit e nisën mjaft mirë ndeshjen në “Zeqir Ymeri” duke kaluar në avantazh pas 12 minutash lojë. Lojtari i momentit në Superiore, Guri jep një asist për Dzaria në hyrje të zonës, i cili pasi kalon një mbrojtës gjuan drejt portës duke mposhtur portierin Athanasopulos. Në avantazh Kukësi luan më mirë duke administruar lojën, me miqtë që provojnë me të gjitha mënyrat të rihapin ndeshjen. Pak para fundit, verilindorët gjejnë edhe golin e dytë me anë

Laçi-Lushnja 1-0

Shënues: Shtubina 37’

Laçi: Selmani, Fangaj, Lulaj, Gjoni, Sefgjini, Jonuzi, Lushkja, Shtubina, Bushi, Uzuni, Reginaldo. Trajner: Gentian Mezani

Lushnja: Bejte, Magani, Korreshi, Marku, Mone,  Taullau, Gava, Alushi, Branica, Papa, Sefa. Trajner: Ilir Gjyla

Laçi nuk e ka patur të vështirë në shtëpi kundër Lushnjes duke e mbyll në avantazh pjesën e parë pas golit të shënuar nga Shtubina pak para fundit të pjesës së parë. Me këtë rezultat kurbinasit shpresojnë te pjesëmarrja në Europa League, edicionin e ardhshëm.

Related posts

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Sociedad-Real Madrid. Rezultati 0-0

Delo.autor

Rusi 2018/ Krizë para Botërorit, Salah i tërbuar me Federatën Egjiptiane

Sadik.Autor

EURO 2020/ Spanja siguron kualifikimin, por humb yllin e ekipit…

Delo.autor

Leave a Comment