Futboll Premier League Sport

KËRKOI TË LARGOHEJ NGA “OLD TRAFORD”/ Drejtuesit e Manchester United kanë një propozim për Pogban

Kjo nuk ka qenë një verë e qetë për drejtuesit e Manchester United dhe Paul Pogba.

Që në fillimin e merkatos Pogba kërkoi që të largohej nga “Djajtë”, pasi nuk dëshironte më të qëndronte në Manchester.

Por drejtuesit e United dhe trajneri Solskjaer nuk duan që francezi të largohet.

Pak ditë më parë për “Daily Mail” Solskjaer tha se, Pogba do të luaj për ne edhe këtë sezon .

E nuk ka vonuar shumë dhe drejtuesit e “Djajve” i kanë propozuar francezit që të zgjasë kontratën.

Pogba ka dhe 2 vjet kontratë me United dhe drejtuesi kërkojnë ta zgjasin kontratën dhe me 1 vit tjetër.

Mesfushori përflitet për një transferim tek Real Madrid por çmimi 200 milion euro i vendosur nga United mendohet si i lartë nga madrilenët.

Related posts

BALE, ÇFARË BËN? Ligji i pashkruar i futbollit humb një rast të artë (VIDEO)

Delo.autor

“NA MUNGOJNË 8 PENALLTI”/ Analiza e Gilman Likës: Ka dashakeqësi, gjykimi na shkatërroi

Delo.autor

SKUALIFIKIMI NGA CHAMPIONS/ Ja statistikat e Messit në “Anfield” ndaj Liverpool

Delo.autor

Leave a Comment