Futboll Sport

ARRITI SUKSESIN ME BRAZILIN NË COPA AMERICA/ Futbollisti i Milan i surprizon të gjithë me “look”-un e ri (FOTO)

Lukas Paketa, pas përfundimit të Kupës së Amerikës me Brazilin, me të cilët fitoi edhe kompeticionin, tani vjen me një ndryshim të madh.PAKETA

Mesfushori i Milanit, po shijon pushimet e merituara, pas angazhimit në Kupën e Amerikës. Në një foto që ai ka publikuar, shihet një ndryshim në pamjen e tij. 21-vjeçari ka ndryshuar ngjyrën e flokëve të tij, duke i bërë ato biond. Ngjyra e ndryshuar është një mënyrë, për të festuar fitoren e arritur me Brazilin.LUKA PAQUET

Lojtari pas pushimeve do të rikthehet sërish tek Milani, ku do të nisë përgatitjet për sezonin e ri. Paketa u aktivizua vetëm 5 minuta në të gjitha ndeshjet e Kupës së Amerikës, por mesa duket kjo nuk e ka shqetësuar shumë lojtarin, i cili i gëzohet kupës së fituar.

Related posts

ATLETICO-REAL MADRID/ “Los Blancos” thellon avantazhin, shënon Bale

Delo.autor

TALENTET PREMTUES/ Ja 5 lojtarët që duhet të ndiqen në Seria A, një SHQIPTAR mes tyre

Isa.Autor

TË PAPËRMBAJTSHËM/ Lewandowski shënon golin e dytë kundër Benficas (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment