Futboll Seria A Sport

JUVENTUS “NXITON” PËR MBROJTJEN/ Shënjestron një shqiptar si pasues të Chiellinit

Orë decizive për merkaton e Juventusit.

Bardhezinjtë janë futur në garë për të nënshkruar me një mbrojtës të ri, ku synohet mbushja e hapësirave pas dëmtimit të Giorgio Chiellinit. Kapiteni i bardhezinjve pësoi këputje të ligamenteve në ndeshjen ndaj Napolit dhe pas ekzaminimeve ka rezultuar se do të mungojë për rreth pesë muaj.

E në listën e gjatë të objektivave bën pjesë edhe mbrojtësi qëndror i Arsenalit, Shkodran Mustafi. 27 vjeçari ka dalë jashtë planeve të teknikut, Unai Emery dhe në orët e ardhshme mund të zyrtarizohet te bardhezinjtë.

Gjithsesi, si pasues të Chiellini, torinezët shikojnë edhe alternativa si Mehdi Benatia, Jerome Boateng apo Dejan Lovren. Kujtojmë që merkato në Itali mbyllet rreth orës 22:00 dhe deri në atë moment gjithçka mund të ndodh.

Related posts

GJEST SIMBOLIK NGA CR7/ Ronaldo dhuratë mjekëve të huaj në Itali që luftojnë koronavirusin (FOTO)

Delo.autor

TRE DHURATA PËR CONTEN NË MERKATON E VERËS/ Inter bën gati 120 milionë euro, ja objektivat

Delo.autor

ZBULON TË ARDHMEN/ Ish-lojtari i Milan-it nuk ka ndërmend të tërhiqet, në fushë edhe në moshën 40 vjeç

Delo.autor

Leave a Comment