Futboll Sport

KONFERENCA/ Mourinho: Ne kemi një lojtar shqiptar te Roma! Nëse fitojmë ne, edhe një shqiptar do të FITOJË

Jose Mourinho ka shuar polemikat për përzgjedhjen e “Air Albanias” për finalen e Conference League, teksa nuk i ka kursyer komplimentet për impiantin më modern në Shqipëri.

Trajneri portugez i Romës tha se eksperienca e tij nuk do të jetë një faktor për finale, teksa shpjegoi edhe arsyen pse shfaqet serioz.

Polemikat mbi përzgjedhjen e një stadiumi të vogël dhe shqiptarët tifozë me Romën…
Ne kemi një lojtar shqiptar te Roma, Kumbullën dhe nëse fitojmë ne, atëherë edhe një shqiptar do të fitojë. Këndvështrimi i stadiumit është i gabuar dhe i parakohshëm. Kemi luajtur në Maqedoninë e Veriut, kur isha te Manchester United, ndërsa tani është Shqipëria që dëshiron të tregojë një pjesë të zhvillimit të saj. Stadiumi është vërtetë i mrekullueshëm dhe më vjen keq që nuk ka vend për më shumë njerëz.

A mund të jetë faktor eksperienca juaj e madhe?
Eksperienca ime nuk do të jetë faktor, pasi skuadrat që mbërrijnë në finale, janë aty që e meritojnë. Ne kemi luajtur të premten në mbrëmje dhe më pas jemi përqendruar për të analizuar gjithçka e për të nxjerrë sa më shumë material për lojtarët tanë. Për fat të mirë është një finale dhe ne duhet të jemi të gëzuar që kemi arritur deri aty, pavarësisht si do të shkojë.

Dukeni më serioz sesa në gjysmëfinale…
Është normale, pasi është një finale dhe deri nesër në mbrëmje, unë mendoj vetëm për këtë ndeshje. Unë jam kështu dhe kështu funksionoj. Natyrisht që përvoja ime ndihmon, por në fund të fundit janë lojtarët ata që zbresin në fushë. Unë e ndjej këtë finale, si finalen time të parë./ Super Sport

Related posts

NDËRHYRJA “HORROR” E XHIXHËS/ Lojtari i Bylisit rrezikon…

Delo.autor

Për herë të parë në histori Barça mund të fitojë një titull perfekt

Sadik.Autor

KAOS TE UNITED/ Izolohet Ronaldo, detyrohet ta hajë drekën i vetëm

F.autor

Leave a Comment