Boks Sport Të tjera

“NJERËZIT FLASIN SHUMË”/ Ruiz nis “duelin e heshtur”: Nuk merrem me Instagramin, do të…

Boksieri meksikan Andy Ruiz Jr, kampion i botës në peshën e rëndë, u është përgjigjur kritikave që kanë ardhur në adresë të tij se ai ende nuk ka nisur nga puna për të përgatitur revanshin ndaj Anthony Joshua. Dy boksierët kanë rënë dakord që do të duelojnë sërish më 7 dhjetor në Abi Dhabi.

Ndryshe nga Joshua, që poston shpesh foto nga stërvitja në palestër, Ruiz shprehet se dëshiron sërish të luajë rolin e viktimës, duke i lënë fansat e tij “të flenë”. Pra, Ruiz nuk dëshiron të ndjejë shumë mbi vete presionin e kësaj sfide, ku do të mbrojë titujt kampionë që ia pat marrë Joshua në duelin e parë.

“Njerëzit flasin shumë, por në të vërtetë nuk dinë asgjë se çfarë bëj unë. Njerëzit shohin vetëm Instagramin dhe flasin. Po ju them se edhe unë punoj e stërvitem. Unë dua t’i lë të tjerët të flenë, duke mos u marrë me mua, duke menduar se jam duke u argëtuar. Do të vijmë sërish të fuqishëm edhe në revansh”, tha Ruiz.

Related posts

RRËFEHET VARDY: Në fushë jam një MAKTH, ata më OFENDOJNË dhe unë…

Isa.Autor

HARMONIA NË KOMBËTARE/ Elseid Hysaj fton kuqezinjtë dhe stafin për darkë

Delo.autor

E RRALLË NË FUTBOLL/ Djali i trajnerit Pochettino arrin akordin me Tottenham

Delo.autor

Leave a Comment