Futboll

Lajm tronditës/ Vdes në fushën e lojës futbollisti 14-vjeçar

Një ngjarje tepër tragjike ka ndodhur ditën e sotme në Spanjë. Një djalosh vetëm 14 vjeç ka ndërruar jetë në fushën e lojës teksa ishte duke zhvilluar një ndeshje me skuadrën e tij.

Nacho Barbera ka qenë duke luajtur me skuadrën e tij UD Alzira kundër CD Esport Base Ontinyent kur ka pësuar arrest kardiak.

Të gjithë janë shokuar dhe shokët e tij të skuadrës ia kanë nisur të qajnë. Një skenë aspak e këndshme për lojtarët e vegjël të cilët kanë mbetur të shokuar pas ngjarjes.

Edhe pse ai u dërgua në spital, sipas “The Sun”, pas ndihmës që ka marrë nga mjekët nuk ka mundur të mbijetojë.

Related posts

MOVIOLA E LAÇI-KUKËSI/ Italiani dhe Ndreca, si “non-grata”. Mazrekaj merr djalin në stolin e rezervave

Delo.autor

INTER-SPAL/ “Zikaltërit” kalojnë në epërsi, shënon Politano

Delo.autor

Tifozët katalanas kanë një kërkesë të veçantë për Barcelonën para finale së kupës

Sadik.Autor

Leave a Comment