Futboll Sport

U SHKARKUA NGA TOTTENHAM/ Ja tre klubet e mëdha që kërkojnë Pochettinon në stol

Ditën e djeshme Totenhemi zyrtarizoi shkarkimin nga posti i trajnerit, Mauricio Poçetinon, vendin e të cilit e mori Zhoze Murinjo.

Tekniku argjentinas u shkarkua nga stoli “Spërsat”, pas plot 5 viteve me suksesin më të madh që ishte arritja deri në finalen e Ligës së Kampionëve.

Pasi u shkarkua nga Totenhemi, tashmë janë disa ekipe që po ndjekin teknikun 47-vjeçar. Sipas asaj që shkruan “Sport”, tre klub janë në gjurmët e Poçetinos, dhe po mendojnë t’ia besojnë atij drejtimin e ekipit.

Poçetino

Bëhet fjalë për Bajernin që para pak ditësh shkarkoi Niko Kovaç, Realin që mund të shkarkojë Zidanin dhe Junajtid që nuk po marrin rezultate pozitive së fundmi, nën drejtimin e Solskjaer.

Pikërisht këto 3 klub, po ndjekin me vëmendje situatën e trajnerit dhe në të ardhmen mund të nisin kontaktet me të.

Related posts

NË PRAG TË NDESHJES “EL CLASICO”/ Solari: Ne marrim pjesë në kompeticione të ndryshme, qëllimi është që…

Delo.autor

JUVENTUS-ROMA/ Zbulohet arbitri që do vendosë drejtësi për super sfidën. Ja precedentët…

Delo.autor

SFIDA NDAJ SHQIPËRISË/ Radiot franceze “tërbohen” me FSHF: Nuk transmetojmë ndeshjen nga stadiumi i ri sepse…

Delo.autor

Leave a Comment