Futboll Sport

“MUA MË PËLQEU INSISTIMI I TYRE”/ Fabregas kujton të kaluarën: Më kërkoi Reali, por ëndrra ime ishte…

Cesk Fabregas është një nga lojtarët më të mirë spanjollë, pasi te të gjitha skuadrat ku ai ka luajtur ka lënë shenjë.

Mesfushori aktualisht aktivizohet me francezët e Monacos, ku kaloi në janar të këtij viti nga Chelsea.

32-vjeçari ka dhënë një intervistë për spanjollen “AS”, ku flet për të kaluarën e tij.

“Unë isha në kontakte me Perezin për t’u transferuar te Real Madridi. Ai më kontaktoi mua më shumë se një herë ose dy herë. Për herë të parë më kontaktuan mua kur isha 18-vjeç dhe më ofruan një rrogë shumë të rëndësishme, por unë ndihesha mirë tek Arsenali”, theksoi Fabregas.

Gjithashtu ai tregon edhe një rast kur u dëmtua dhe madrilenët i dërguan një letër atij.

“Unë nuk mund të largohesha nga “Topçinjtë”, por gjithmonë do t’i jem mirënjohës Real Madridit për mënyrën se si më trajtuan. Kur isha 23 vjeç unë u dëmtova dhe ‘Los Blancos’ më dërguan një letër shumë të bukur. Mua më pëlqeu interesimi i tyre, por ëndrra ime ishte të luaja për Barcelonën dhe çdo gjë shkoi shumë mirë”, përfundoi spanjolli.

Related posts

LAJM I MADH NGA ANGLIA/ Tottenhami ka gati 20 milionë euro për shërbimet e talentit shqiptar… (FOTO)

Delo.autor

LIVE/ Miqësore: Mbyllet ndeshja Uells-Shqipëri. Rezultati 0-0

Delo.autor

“Realizova tre gola dhe ai më kritikoi se humba tetë topa”

Q.Autor

Leave a Comment