Futboll Premier League Sport

SULMUESI “VRASËS”/ “Dikur kopjoja flokët e NEYMARIT, tani ai kopjoi vallëzimin tim”

Richarlison zbuloi se Neymar ishte idhulli i tij i fëmijërisë. Sulmuesi i Evertonit ka pasur një “fillim fluturues” të sezonit, duke shënuar tre gola për klubin e Premier Lague dhe dy gola për Brazilin (në miqësoren e fituar 5-0 ndaj El Salvador), më parë, këtë muaj, pasi bëri debutimin e tij ndërkombëtar.

21-vjeçari foli me admirim për Neymar, duke shkuar aq larg, sa kishte kopjuar edhe modelin e flokëve të yllit të PSG-së. “Neymar ka qenë idhull i imi që nga fëmijëria, – tha Richarlison për mediat angleze. – Gjithmonë jam përpjekur ta pasqyroj veten në mënyrën se si ai luan.

Madje, kam provuar të imitoj disa nga modelet e flokëve të tij. Kur kam qenë 12 ose 13 vjeç i kam bërë flokët të verdhë, si ai. Ia thashë Neymarit këtë gjë, për prerjen e flokëve si ai, gjatë drekës në kombëtare”.

Richarlison shënoi dy herë për Brazilin kundër El Salvadorit, më parë, këtë muaj, duke festuar bashkë me Neymar me një “valle pëllumbash”: “Është diçka që e organizuam në stërvitje, ai është një tifoz i asaj valleje dhe tha që, nëse shënonim në lojë, do të bënim atë lloj festimi. Është vallëzimi im, tani është ai që më kopjon (qesh)”.

Related posts

MË SHUMË SE NJË STADIUM/ Klubi Marbella prezanton… “impiantin turistik” (VIDEO)

Delo.autor

LACIO E VALON BERISHËS KËRKON FITORE NË MARSEJË/ Ja kush janë formacionet zyrtare të dyja ekipeve

Isa.Autor

PAMJET/ Fituan derbin, shihni festën e shfrenuar të dy sulmuesve të Milanit para DJ… interist

Delo.autor

Leave a Comment