Futboll Premier League

Arsenal, Wenger pranon gabimin që i kushtoi 70 milionë euro

Arsene Wenger shprehet se ka bërë gabim që i ka kushtuar 70 milionë euro duke mos lejuar Alexis Sanchez të largohej nga Arsenal në verë.

Trajneri i Topçinjve thuhet të ketë pohuar se duhet të kishte pranuar ofertën e Manchester City-t në gusht.

Sipas anglezes The Mirror, francezi tregoi me gisht drejt tavanit kur pyetet nëse Sanchez fiton 700,000 euro në javë te United.

Wenger refuzoi ofertën e ditëve të fundit të merkatos së verës pasi nuk arriti të gjente një zëvendësues në kohë, me Thomas Lemar që ishte prioriteti i tij.

Dhe Sanchez tashmë ka përfunduar në Old Trafford në një marrëveshje që pa Henrikh Mkhitarayan të shkonte në rrugën e kundërt.

Sulmuesi i United Romelu Lukaku është shprehur se kiliani ka qenë i destinuar të luante tek United një ditë.

Related posts

Salah ndjen mungesën e Coutinhos

Q.Autor

E BUJSHME NGA GREQIA/ E zbulon agjenti i portierit, Veterani Buffon pranë transferimit tek skuadra ballkanase…

Delo.autor

I THUR ELOZHE TALENTIT TË DORTMUND/ Lewandowski: Erling Haaland mund të bëhet i miri në botë

Delo.autor

Leave a Comment