Futboll Sport

I THUR ELOZHE TALENTIT TË DORTMUND/ Lewandowski: Erling Haaland mund të bëhet i miri në botë

Bajern-Dortmund ose Levandovski-Haland. Dueli historik në Bundesligën gjermane që prej gjeneratash ka dhuruar spektakël për tifozët. Edhe pse konkurrenca mes dy bomberave është e madhe, kjo nuk ka ndaluar Robert Levandovski të flasë me superlativa për norvegjezin. Leva sheh te sulmuesi verdhezi një uri të madhe për të shënuar dhe fituar ndeshjet. “Sytë e tij tregojnë gjithçka, ai është shumë i uritur për të fituar dhe për të shënuar.

Në të ardhmen nëse do të vazhdojë me të njëjtën uri, jam i sigurt që do të bëhet sulmuesi më i mirë në botë”, tha Levandovski për “CBS Sports”. Por, prap, polaku e këshillon atë duke thënë se: “Ndonjëherë nuk është e lehtë edhe kur fiton shumë ose gjërat ecin mirë. Por, kjo është diçka tjetër. Ai është shumë i ri dhe që tani ka nisur të flitet vetëm për të dhe për golat që ai shënon. Nëse menaxhon mirë situatat do të jetë edhe më i qetë në atë që bën”. Për polakun është diçka shumë e mirë fakti që brezi i ri ka zgjedhur të luaj në Bundesligë.

“Gjermania është një vend perfekt për të gjithë, edhe për ne futbollistët. Niveli i kampionatit nuk është më i ulët se në vendet e tjera, mjafton të shohësh ecurinë e skuadrave gjermane në Champions dhe mund ta kuptoni për çfarë bëhet fjalë. Kam vite këtu dhe i kam ngjitur shkallët një nga një duke arritur të jem pjesë e një prej skuadrave më të mira në botë. Bajerni më ka dhënë shumë, ndoshta dhe unë Bajernit. Është një dashuri dhe shpërblim reciprok që kërkon një përkushtim të madh dhe një sakrificë ditore”, tha polaku.

Gjithsesi, Erling Haland duket i destinuar për t’u larguar nga Gjermania edhe pse kontrata e tij me verdhezinjtë skadon në 2024-ën. Real Madrid, Çelsi, Barcelonba, Liverpuli dhe dy skuadrat e Mançesterit janë duke ndjekur me kujdes lojtarin për ta transferuar në skuadrat e tyre. Edhe pse kjo nuk do të jetë e lehtë pasi klauzola e vënë nga Borusia për norvegjezin është 180 milionë euro. Por, kjo vështirë të ndodhë në fund të këtij sezoni pasi ashtu siç e konfirmoi vetë Mikael Cork, drejtori sportive i Borusias, lojtari do të vazhdojë të qëndrojë në Bundesligë te verdhezinjtë.

Related posts

PËRQESHI SHQIPËRINË/ Lorik Cana reagon në rrjetet sociale dhe e bën palaço komentatorin e RTK-së (FOTO)

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Chelsea-Liverpool. Rezultati 0-1

Delo.autor

Tjetër REFUZIM për Man United/ DËSHTON transferimi i yllit të Barcelonës

Isa.Autor

Leave a Comment