Futboll Sport

“GJITHÇKA ISHTE NJË SIMULIM”/ Futbollisti i Armenisë akuzon Bonuccin: Ajo që bëre ishte e turpshme…

Pak fjalë, por shumë domethënëse. “Kam shumë respekt për atë çfarë ke arritur në karrierën tënde futbollistike, por ajo që bëre ishte e turpshme”.

Aleksandre Karapetyan, futbollisti i përfaqësues armene ka akuzuar në mënyrë të drejtpërdrejtë kapitenin e Italisë, Leonardo Bonucci, me një postim në një nga story-it e publikuar në profilin e tij në Instagram, ku ka etiketuar edhe vetë Bonuccin.

Autori i golit të vetëm të Armenisë në sfidën ndaj përfaqësueses së kaltër, akuzon Bonuccin për kartonin e dytë të verdhë që mori në fundin e pjesës së parë që solli edhe përjashtimin e tij nga loja me të kuq.

Sipas Karapetyan, Bonucci bëri sikur mori një goditje me bërryl, por gjithçka ishte vetëm një simulim.

Largimi me të kuq i Karapetyan penalizoi shumë Armeninë që pësoi dy gola të tjerë në pjesën e dytë dhe u mposht me shifrat 1-3 nga skuadra e Mancinit.

Related posts

LIVE/ Mbyllet ndeshja Champions Bacelona-Napoli. Rezultati 3-1

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Porto kthehet vatër Covid-19, trajneri i shqetësuar. Apel për lojtarët e tij

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Futbollisti i Milanit transferohet tek klubi i Serie A… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment