Futboll La Liga Sport

NUK FSHEH ASGJË PËR “JASHTËTOKËSORIN”/ Pique e pranon: “Pleshti” mund të largohet falas nga Barcelona…

Lajmet e orëve të fundit për Leo Messin kanë bërë xhiron e krejt botës. Sipas tyre, ylli argjentinas mund të largohet nga Barcelona falas në fund të çdo sezoni. Ky fakt konfirmohet, gjithashtu, nga gazetat kryesore katalanase dhe spanjolle të ditës së sotme. Lajmi përforcohet më shumë nga fjalët e atyre që e njohin shumë mirë mjedisin blaugrana dhe pesë herë fituesin e “Topit të Artë”.

Gerard Piqué, qendërmbrojtësi i Barcelonës, zbuloi se ai ishte në dijeni të këtij opsioni të veçantë në kontratën e kapitenit të skuadrës. Duke folur për “El Larguero”, siç raportohet nga “Mundo Deportivo”, në fakt, qendërmbrojtësi katalanas nuk ka fshehur asgjë në këtë histori: “Unë tashmë e dija që Messi mund të çlirohej vetë në fund të çdo sezoni. Ne e dimë përkushtimin e Leos ndaj Barçës, ndaj kjo nuk më shqetëson aspak. Ai fitoi gjithçka këtu, bashkë me të drejtën për të vendosur mbi të ardhmen e tij”.

Gerard Pique foli edhe për merkaton, duke fokusuar kthimin e dështuar të Neymar te Barcelona: “Ishte një “telenovelë” e kësaj vere, por tani duhet ta kthejmë faqen. Merkatoja që zgjat deri në javën e tretë të La Liga-s nuk ka kuptim”. Në fund tërheqja e tij nga kombëtarja: “Ishte vendimi im, duhet të përqëndrohem te Barça. Shpresoj që Spanja të fitojë kampionatin Europian”.

Related posts

Ozil: Ndeshja me Suedinë do të jetë finalja jonë e parë

Sadik.Autor

Coentrao bëhet pjesë e talljes së vitit në Portugali, aktrimi i tij i denjë për Holliwood (VIDEO)

Q.Autor

Vettel realist/ Montekarlo pistë e vështirë, vendi i dytë si një fitore

Sadik.Autor

Leave a Comment