Futboll Premier League Sport

ISHTE NDËR MË TË KËRKUARIT NË MERKATON E VERËS/ Ja vendimi që merr Manchester United për Pogba

Pol Pogba ishte një nga lojtarët më të kërkuar nga Real Madridi në merkaton verore.

Mesfushori francez pëlqehet shumë nga tekniku Zidan, i cili e donte me çdo kusht në skuadrën e tij. Pavarësisht tentativave të shumta nga klubi spanjoll, asnjëherë nuk mundën të gjejnë gjuhën e përbashkët, për transferimin e 26-vjeçarit në “Santiago Bernabeu”.

Tashmë merkato është mbyllur dhe lojtari është i detyruar të qëndrojë te ”Djajtë e Kuq”. Megjithatë sipas asaj që shkruan ”football365.com”, drejtuesit e Junajtid po mendojnë të rinovojnë kontratën me lojtarin.

Thuhet se anglezët kanë kontaktuar me agjentin Mino Raiola, për t’i komunikuar atij se dëshirojnë të rinovojnë kontratën e cila skadon në verën e vitit 2021.

Te Junajtid nuk dëshirojnë të heqin dorë nga shërbimet e Pogbasë edhe pse ky i fundit shpesh herë ka shfaqur dëshirën për tu bashkuar me Real Madridin.

Related posts

ARSENAL – BURNLEY/ “Topçinjtë” kërkojnë kthimin tek fitorja (FORMACIONET ZYRTARE)

Isa.Autor

ÇEKI-SHQIPËRI/ Sa shumë tension në fushë, Edi Rejën e rrëzojnë sërish (VIDEO)

Delo.autor

RRËFIMI/ Eto’o: Messi duhet të luajë deri kur t’i mbushë 70 vjeç

Delo.autor

Leave a Comment