Futboll Sport

SHMANGET TRAGJEDIA NË BRAZIL/ Tifozi bie nga tribuna gjatë festës, 12 metra lartësi por i ndodh që… (VIDEO)

Tifozi i Sao Paulos, Lago de Melo Rios, është shumë me fat pasi ka shpëtuar për mrekulli nga rënia që i ndodhi në stadiumin ‘Estadio Cicero Pompeu de Toledo’.

Tifozi ishte i pranishëm në ndeshjen e skuadrës së tij ndaj Germios në Serie A-në e Brazilit, ndërsa në momentin kur po festonte me tifozët e tjerë bie nga një lartësi prej 12 metrash.

Melo Rios për mrekulli ka arritur të mbijetonte duke rënë mbi një vajzë që ishte duke parë ndeshjen por për fat të mirë edhe ajo shpëtoi me disa dëmtime të lehta.

Dyshja përfundoi në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Related posts

13-VITE PAS/ Real Madrid i paguan Lion shifrën e pabesueshme, shkak bëhet klauzola në kontratën e Benzema-s

F.autor

Laçi me dy fytyra/ Kurbinasit humbin ritmin dhe ndeshjen e parë në Europa League

Isa.Autor

“NOTORIOUS” KËRKON REVANSH ME KHABIB/ Vjen përgjigjja nga rusi: S’do të jesh kurrë kampion

Delo.autor

Leave a Comment