Futboll Premier League Sport

“SHPËRTHEN” NË STOLIN E REZERVAVE/ Sadio Mane nervozohet me Salah se përse nuk ia pasoi topin, ja momenti (VIDEO)

Liverpool arriti të fitojë bindshëm ndeshjen e djeshme ndaj Burnley.

“The Reds” triumfuan me rezultatin 3-0.

Por pavarësisht rezultatit, Sadio Mane u pa shumë i zemëruar më Mohamed Salah, pasi në një moment gjatë ndeshjes egjiptiani nuk i kishte pasuar topin, edhe pse ai ishte i vetëm brenda zonës dhe portieri nuk do të kishte mundësi ta arrinte.

Duke parë vendosjen e tij, Mane do të shënonte sikur sulmuesi egjiptian t’ia pasonte topin. Por Salah vendosi të gjuajë vetë nga një pozicion shumë më i vështirë dhe natyrisht dështoi.

Mane e shprehu zemërimin e tij kur u ul në stolin e rezervave. Edhe pse e shënoi golin e dytë të Liverpoolit, vendimi i Salah e kishte zemëruar dukshëm. Ai nisi të ankohej dhe argumentonte në stol aq shumë saqë Klopp dhe Firmino ndërhynë për ta qetësuar.

“Po, e kishte për pasimin por gjithçka është në rregull tani. Nuk ishte i kënaqur me këtë, por Sadio është djalë emocional dhe gjithmonë i shfaq emocionet para të tjerëve|, tha Klopp pas ndeshjes.

 

Related posts

EURO 2024/ Dueli me Kroacinë, Sylvinho: Italia s’na la të bënim lojën tonë, kroatët zemrën e kanë në mesfushë! Gjimshiti: Të jemi…

F.autor

“FUTBOLLIST MAHNITËS”/ Gary Lineker zgjedh më të mirët: Vetëm Messi krahasohet me të

Delo.autor

PROBLEME NË TENDINË/ Milani në ankth për titullarin e padiskutueshëm

F.autor

Leave a Comment