Futboll Kombëtarja Sport

HYSAJ MË I DOBËTI/ “France Football” vlerëson kuqezinjtë

Shqipëria pësoi humbje 4-1 ndaj Francës mbrëmjen e së shtunës në “Stade de France”.

Dhe media franceze ‘France Football’ ka bërë një vlerësim të performancës së futbollistëve shqiptarë.

Lojtari më i dobët është vlerësuar Hysaj me notën 3, ndërsa notën më të lartë e mori Bare, i cili mori 5 nga media franceze.

“Në një mbrojtje shqiptare të rrethuar në çdo cep, ai ishte personi që vuajti më shumë. Shumë pak i frymëzuar në vendosjen e tij, në vështirësi të mëdha në duele. Dukej i ngathët për të përballuar kundërshtarët e shpejtë. Logjikisht ai fuste ujë nga të gjitha anët. Qoftë kundër Comanit që e la në vend me një driblim apo dhe pas pushimit me Griezmann, Lemar apo të gjithë ata që vraponin në zonën e tij. Një ndeshje që do të mbetet disa javë në kokën e tij,”-shkroi “France Football’”.

Notat për kuqezinjtë

Strakosha 3

Ismajli 4

Xhimshiti 4

Mavraj 4

Hysaj 3

Ramadani 4

Abrashi 4

Roshi 3

Bare 5

Uzuni 4

Balaj 3

Related posts

I LODHUR/ Vrapime dhe ushtrime të lehta, ja si po stërvitet RONALDO (VIDEO)

Isa.Autor

Luhet ndeshja e ndërprerë Tërbuni-Erzeni në dëborë, nuk ndryshon rezultati (FOTO)

Q.Autor

ZYRTARE/ Daja harron Partizanin, merr drejtimin e klubit nga Kosova

Delo.autor

Leave a Comment