Futboll La Liga Sport

E BUJSHME NGA SPANJA/ Real Madrid mendon akoma të transferojë yllin holandez…

Mesfushori i Ajax Amsterdam, Donny van de Beek, gjatë merkatos së verës, lidhej me një transferim të mundshëm te Real Madrid, transferim që në fund nuk ndodhi.

Gjithsesi, zërat për kalimin e tij në Madrid janë shuar ende. ‘AS’ raporton se lojtari do të transferohet tek ‘Los Blancos’ gjatë verës së ardhshme.

Drejtuesit e madrilenëve e dëshironin Van de Beek në merkaton e verës, por një gjë e tillë nuk ndodhi pasi trajneri Zidane ishte fokusuar tek Pogba.

Duket se lëvizja nuk është mbyllur përfundimisht, pasi skuadra më e madhe e Madridit këtë lëvizje po e planifikon për vitin tjetër.

Related posts

PO SHIJON PUSHIMET NË ITALI/ Donnarumma nuk e harron Milanin, takohet me legjendën e klubit “kuqezi” (FOTO)

Delo.autor

PREMIER LEAGUE/ Ja formacionet zyrtare të ndeshjes Wolverhampton – Man City (FOTO)

Isa.Autor

LIVE/ Carabao Cup: Mbyllet ndeshja Arsenal-Manchester City. Rezultati 1-4

Delo.autor

Leave a Comment