Futboll Sport

EURO 2020/ Ronaldo u tregon tifozëve të Serbisë se nuk duhet të brohorisni “Messi, Messi” (VIDEO)

Disa lojtarë e humbasin toruan kur vihen në shënjestër të tifozëve, mirëpo Cristiano Ronaldo nuk është një prej tyre.

Që në moshë të re, Ronaldo është përballur me armiqësinë e tifozëve kundërshtarë, por gjithmonë ja ka dalë, dhe i ka  përballuar sulmet e tyre.

Madje kjo gjë i jep më shumë vetëbesim portugezit.

Një gjë e njëjtë ndodhi dhe të shtunën në mbrëmje në ndeshje e Portugalisë ndaj Serbisë, për kualifikueset e EURO2020.

Çdo prekje e Ronaldos shoqërohej me brohorima “ Messi, Messi”,  nga tifozët serb.

Kjo ishte, natyrisht, një përpjekje e qëllimshme për të mashtruar Ronaldon me shpresën se do ta bënte atë të luante keq.

Por rezultati ishte i pashmangshëm.

Ronaldo arriti që të shënoi golin që i çoi shifrat në 3-1 për luzitanët, duke i dhënë kështu një shuplakë tifozëve që kërkonin ta nervozonin.

Madje ai bëri dhe festimin e tij të përhershëm (SIIIUUU) duke i çoroditur tifozët serb.

Related posts

GUARDIOLA “THUMBON” RIVALËT: Liverpool shpenzoi shumë për shkak të…

Isa.Autor

Ruud Gullit: Mentaliteti i Milan ndryshoi pas asaj ndeshje

Sadik.Autor

LIVE/ Ronaldo i papërmbajtshëm, Portugalia e mbyll në epërsi pjesën e parë (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment