Futboll Seria A Sport

LOJTARI PËLQEHET SHUMË NGA MAROTTA/ Lacio merr vendimin për “yllin” e ekipit…

Sergej Milinkoviç-Saviç është një nga lojtarët më të mirë te Lacio, për të cilin ka pasur interesime të shumta nga skuadra të ndryshme gjatë merkatos së verës.

Mesfushori ishte pranë kalimit te Mançester Junajtid, por një marrëveshje me anglezët dështoi dhe serbi do të jetë pjesë e ekipit që drejtohet nga Inzagi, edhe për sezonin e ri.

Sipas mediave italiane, lojtari pëlqehet shumë nga Marota, i cili do të përpiqet ta transferojë atë te Interi. Megjithatë nuk do të jetë aspak e lehtë për ta marrë 24-vjeçarin në “San Siro”.

Sipas asaj që shkruan “Il Messaggero”, drejtuesit e Lacios po punojnë për rinovimin e kontratës për njërin nga lojtarët më të mirë të skuadrës. Në kontratën e re, Milinkoviç do të ketë shpërblime shtesë për asistet dhe golat që ai do të bëjë.milinkovic.lazio.coppaitalia.2018.2019.750x450

Kontrata e re vjen për shkak të sjelljes shembullore që serbi kishte gjatë verës, ku edhe pse kishte shumë oferta ai vendosi ta lejë të ardhmen e tij në dorë të klubit dhe nuk solli asnjëherë probleme.

Related posts

Mandzukic: Mrekullitë ekzistojnë! Pas 30 sekondash kuptova që i shënova Anglisë

Isa.Autor

LIVE/ Kupa e Shqipërisë: Mbyllet ndeshja derbi Partizani-Dinamo. Rezultati 1-0

Delo.autor

PO TREGOHET VENDIMTAR/ RONALDO ngazëllehet virtualisht: Të vazhdojmë kështu, pasi…(FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment